Loading…

Drejtori i KEK’ut tregon kur kthehet në funksion blloku B2

  • 29/12/2021 | 18:23

Drejtori i KEK’ut tregon kur kthehet në funksion blloku B2

Drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka folur lidhur me një datë të caktuar se kur mund të rikthehet në funksion blloku B2, shkruan Gazeta Metro.


Krasniqi ka rikonfirmuar datën 20 janar si datë kur presin rikthimin në funksion të bllokut B2, teksa ka thënë se janë duke punuar vazhdimisht.

“Ne kemi dhënë një datë e cila presim që duhet të jetë datë e rikthimit të bllokut B2 në punë, ajo është 20 janari. Kjo nuk do të thotë se ne do të ngelemi në datën 20 pasi në vazhdimësi jemi duke u munduar që sa më herët të kthejmë në funksion këtë njësi”.

Ai ka thënë se kohën e riparimit e ndikojnë edhe festat meqë ekspertët nga kompania “General Electric” nuk është e lehtë t’i sjellësh në Kosovë në kohë festash.

“Mirëpo, duhet të dimë që nuk varet gjithmonë nga ne pasi është periudha e festave dhe ka eksertë që duhet të vijnë nga “General Electric” të cilët në këtë kohë festash nuk është lehtë t’i sjellësh sepse edhe ata si ekspertë janë në numër të vogël”, tha Krasniqi në InfoMagazine.

Përndryshe, Kosova po përballet me një krizë të thellë energjetike ku pas shumë vitesh në vend janë rikthyer reduktimet të cilat kanë krijuar pakënaqësi të jashtëzakonshme tek qytetarët. Kujtojmë se Qeveria Kurti ka refuzuar projektin e ‘Gasjellësit Amerikan’ që është  parë si zgjidhje për problemin energjetik të Kosovës./ gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë