Loading…

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka: Taksa nuk është që solli gjë pozitive

  • 21/11/2019 | 13:50

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka: Taksa nuk është që solli gjë pozitive

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, tha se bilanci një vjeçar duhet të matet në aspektin politik, se sa ekonomik. Sa për efektet ato ishin negative e thirrjet e miqve kishin të bënin me këtë por tani është vonë sipas Zekës, transmeton Gazeta Metro.


“Nëse i kujtojmë rrethanat që bën që të vendoset taksa, atëherë kanë qenë për shkak të fushatës destruktive të Serbisë ndaj Kosovës. Aspektet ekonomike nuk kanë qenë qëllim, por kemi një momentm të ri”, tha Zeka në një intervistë për RTK.

Sipas tij Kosova vazhdon të ketë deficit të lartë tregtar, megjithëse bizneset e Kosovës kanë pasur mundësi  të zëvendësojnë produktet që janë ardhur nga Serbia, por për shkak të kapaciteteve të biznesit vendor.

Zeka vlerësoi se OEAK kanë parashikuar se do të ketë rritje të çmimit e që më vonë u vërtetua vlerësimi i OEAK-ut. Taksa nuk është që solli gjë pozitive. “Efektet kanë qenë negative, edhe thirrjet që kanë qenë të miqve tonë, kanë qenë për atë, por jemi vonë tani”, deklaroi ai.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka, bëri me dije se OEAK është kundër tarifave. Për qeverinë e re, ai tha se po presin se cili është qëndrimit zyrtar i qeverisë së ardhshme për tarifat. “Kushdo që do ta arrijë që ta bëjë qeverinë ne do të presim për të dhënë vlerësim për të”, tha ai.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka,  bëri me dije se rritja ekonomike do të mbet aty, ku është parashikuar me rreth 4.2 %. “Kosova ka vazhduar të ketë rritje ekonomike dhe është në mesin e pak shteteve që ka pasur rritje ekonomike. Norma e rritjeve të investimeve të huaja ka shkuar në rënie dhe kjo duhet të shikohet se si duhet të ndryshohet. Përjashto këtë vit, ne kemi pasur përmirësim dhe vlerësim në të bërit biznes”, tha ai.

Zeka tha se Kosova duhet të fokusohet në diplomacinë ekonomike. “Qeveria e re duhet të vazhdojë me reformat dhe të kthehemi në mesin e atyre vendeve që kanë bërë shumë reforma në ekonomi”, tha ai.

Edhe për pagat në Kosovës, ai tha se ka problem nga kompanitë e Kosovës me punëtorët. “Ka dallime të mëdha mes pagave të sektorit publik dhe privat, dhe kjo krijon problem, pasi që shumica kanë dëshirë të gjejnë punë në sektorin publik”, tha ai./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë