Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, është pritur në takim nga Drejtori i INTERPOL’it në SHBA, Michael A. Hughes, transmeton Gazeta Metro.
Në profilin zyrtar në Twitter të INTERPOL’it të SHBA’së njoftohet se Hughes dhe Mehmeti kanë diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për zbatimin e ligjit.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti i shoqëruar nga përfaqësues të Policisë dhe të DOJ- ICITAP-it, Ambasada e ShBA-ve në Kosovë, po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Më poshtë keni njoftimin nga Interpoli. /gazetametro.net
Today @INTERPOL_USA Director Michael A. Hughes welcomed @Kosovo_Police Director General Samedin Mehmeti to INTERPOL Washington to discuss the importance of international law enforcement cooperation. pic.twitter.com/3Gsu2kuIc2
— INTERPOL Washington (@INTERPOL_USA) December 7, 2021