Loading…

Drejtori i Prishtinës: FFK mund ta shtyjë ndeshjen ndaj Trepçës’89, jo të ndërroj lokacionin

  • Nga

  • ELION NUZA

  • 30/09/2022 | 17:59

Drejtori i Prishtinës: FFK mund ta shtyjë ndeshjen ndaj Trepçës’89, jo të ndërroj lokacionin

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) sot mori vendim për mos lejimin e zhvillimit të ndeshjeve të Prishtinës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ gjatë muajit tetor. Megjithatë, klubi në letrën e dërguar në drejtim të FFK’së ka thënë se nuk do ta pranojë këtë vendim dhe e quajti qesharak. Lidhur me këtë çështje Gazeta Metro ka kontaktuar me drejtorin e Prishtinës, Artan Osmani.


Pas rekomandimeve nga eksperti i UEFA’s, Neil Rodgers FFK sot mori vendim që në muajin tetor në ‘Fadil Vokrri’ të luajë ndeshjet vetëm Kosova U-17. Derisa, Gazeta Metro më pas kuptoi se aty mund të luajë edhe Ballkani ballafaqimet në Conference League.

Drejtori i Prishtinës, Artan Osmani për Gazeta Metro deklaroi se Bordi Drejtues i skuadrës nuk ka mundur ta kuptojë se me çfarë baze FFK e ka marrë këtë vendim, pasi bardhë e kaltrit janë shfrytëzuesit ligjor të stadiumit.

”Ne ia kemi adresuar edhe me letër ai është një vendim që ata nuk munden ta marrin edhe nëse dëshirojnë sepse stadiumi nuk është në shfrytëzim të tyre por në shfrytëzim tonin. Kështu ne nuk e dimë se këtë vendim me çfarë baze e kanë marrë, por sido që të jetë ne e kemi konfirmuar që Prishtina do t’i luajë ndeshjet në ‘Fadil Vokrri’ edhe lojërat e klubeve të tjera duhet të aprovohen paraprakisht nga ana jonë para se të caktohen oraret. Ky është qëndrimi i klubit të Prishtinës sepse ne jemi shfrytëzuesit e vetëm të stadiumit në mënyrë ligjore,” tha ai.

Ndeshja e radhës e kryeqytetasve zhvillohet të dielën kundër Trepçës’89 në ora 13:00. Ky takim fillimisht ishte paraparë të luhej në ‘Fadil Vokrri’ dhe sipas Osmanit kjo sfidë nuk do të luhet aty vetëm nëse FFK vendos ta shtyjë ndeshjen.

”Të dielën ne do të luajmë kundër Trepçës’89 në ‘Fadil Vokrri’ përveç nëse Federata vendos ta shtyjë ndeshjen por mundet vetëm ta shtyjë ndeshjen dhe jo ta ndërroj lokacionin. Por, dua ta theksoj se ne gjithmonë kemi qenë të gatshëm t’i marrim parasysh kërkesat e Kombëtares pa marrë parasysh cilat grupmosha kanë qenë në fjalë,” përfundoi ai për Metron. /gazetametro.net

S’ka ndeshje në ‘Fadil Vokrri’: Përplasje mes Prishtinës dhe FFK’së, klubi nuk pranon vendimin

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë