Loading…

Drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj rezulton pozitiv me koronavirus

  • 29/06/2020 | 21:17

Drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj rezulton pozitiv me koronavirus

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Ferizajt, Bekim Ademi, ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19, shkruan Gazeta Metro.


Këtë për Gazetën Metro e ka bërë të ditur vetë Ademi, i cili për rezultatin e tij është njoftuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike pasi ishte testuar.

Para dy ditësh njëri nga drejtorët e Komunës së Ferizajt është infektuar me koronavirus, derisa sot është testuar edhe kryetari i komunës, Agim Aliu dhe anëtarët e tjerë të kabinetit të tij.

Përmes një postimi në Facebook, Aliu bëri të ditur se ka dalë negativ në testimin për Covid-19.

“Pas konfirmimit pozitiv me virusin COVID-19 të njërit nga drejtorët e Komunës, iu nënshtrova testit për këtë virus bashkë me stafin tim dhe gjithë ekzekutivin. Nga rezultatet që pranova, doli se jam NEGATIV në testin e virusit COVID-19, kurse për anëtarët tjerë të kabinetit tim, jemi në pritje të rezultateve”, ka shkruar Aliu.

Komuna e Ferizajt është njëra ndër komunat më të prekura me Covid-19, e cila ka 153 raste të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë, ndërsa 126 prej tyre janë shëruar plotësisht. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë