Loading…

Drejtori sportiv i Dritës: Te grupmoshat e reja një person nuk kalon as një minutë në kontrollet mjekësore

  • 04/12/2022 | 11:44

Drejtori sportiv i Dritës: Te grupmoshat e reja një person nuk kalon as një minutë në kontrollet mjekësore

Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi, mbrëmë në një emision sportiv ka folur rreth mënyrës se si bëhen kontrollet mjekësore te futbollistët e grupmoshave të reja në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.


Ai ka thënë se ka raste që një person nuk kalon as një minutë në kontrollet mjekësore. Ndërsa, shtoi se ”duhet të ketë kontrolle shumë më të rrepta”.

”Në shoqërinë tonë është një problem, para furnizimit me defibrillator. Ne po flasim për kontrollet që bëhen të grupmoshat e reja ku 30 persona për 45 minuta ose 50 minuta i kryejnë kontrollet mjekësore. Që do të thotë për një person nuk është as një minutë për kontroll mjekësore. Duhet me pas kontrolle shumë më të rrepta,” tha ai në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini.

Në anën tjetër, kardiologu Sulejman Çelaj në një postim në Facebook ka thënë se kishte ardhur në Kosovë gjatë këtij viti me donacione me vlerë rreth 50,000 dollarë konkretisht me defibrillator që shpëtojnë jetë në raste të tilla.

Ndërkaq, projektligji i propozuar nga ana e tij nuk është përfillur nga qeveritarët.

Kujtojmë se dje në ndeshjen e kategorisë së juniorëve ndërmjet A&N dhe Trepçës’89 ndërroi jetë mitrovicasi, Erion Kajtazi.

Edhe pas përpjekjeve maksimale të mjekëve, Kajtazi nuk kishte dhënë shenja jete dhe është konstatuar vdekja e tij nga ataku kardiak.

Ai kishte qenë përfaqësues i Kosovës U-17, ndërsa së fundmi ishte ftuar për prova disa javore nga gjiganti belg, Anderlecht. Pozita e preferuar e Kajtazit në fushë kishte qenë sulmues qendror. /gazetametro.net

Vdekja tragjike e 17-vjeçarit, kardiologu: Nuk është diskutuar ende nga Qeveria, projekti për defibrillator që shpëton jetë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë