Loading…
Drejtori sportiv i Prishtinës u reagon deputetëve: Turp t’iu vijë, nuk e votuat atë që sportistët e presin me vite
  • 20/06/2019 | 18:29

Drejtori sportiv i Prishtinës u reagon deputetëve: Turp t’iu vijë, nuk e votuat atë që sportistët e presin me vite

Drejtori sportiv i klubit FC Prishtina, Arbnor Morina, ka reaguar pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e votuan amandamentin për të sponsorizuar sportistët, duke thënë se sportin nuk e ka shkatërruar Serbia, e nuk do mund ta bëjnë as ata, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se deputetët kosovarë duhet të turpërohen pas kësaj, ku shtoi se sportistët, do e kalojnë edhe këtë sfidë.

“Të ‘nderuar’ deputet , nuk e keni votu ate qe e presin sportistet me vite, te njejtit keta sportiste te cilet prej dites se pare u paraqiten boterisht si sportist te ligave te Republikes se Kosoves nderkohe shume nga ju jeni shetit larg nga Kosova. Turpi juaj edhte edhe ma i madh sepse nuk dini qe perpos te mirave materiale te fituara me ndjerse , te cilat i kemi lan per me qene ku ishte populli ishim te dhunuar, te rrahur, te anatemuar vetem e vetem se e reprezentuam Republiken e Kosoves boterisht e pa u fshehur asnji moment”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka thënë se sportin nuk ka mundur të shkatërrojë as Serbia, e të njëjtën nuk do të mund ta bëj as Kuvendi i Kosovës.

Morina ka përfunduar duke ironizuar me deputët, duke i paralajmëruar ata se ka disa ndeshje ndërkombëtare në të ardhmen, të cilat sipas tij, ata i ndjekin vetëm sa për t’i parë dikush në ulëset ‘vip’.

Postimi i plotë:

Te “nderuar”deputet , nuk e keni votu ate qe e presin sportistet me vite, te njejtit keta sportiste te cilet prej dites se pare u paraqiten boterisht si sportist te ligave te Republikes se Kosoves nderkohe shume nga ju jeni shetit larg nga Kosova. Turpi juaj edhte edhe ma i madh sepse nuk dini qe perpos te mirave materiale te fituara me ndjerse , te cilat i kemi lan per me qene ku ishte populli ishim te dhunuar, te rrahur, te anatemuar vetem e vetem se e reprezentuam Republiken e Kosoves boterisht e pa u fshehur asnji moment. Keni harruarr qe sportistet kane dhane edhe heroj te kesaje toke te pergjakur, te mirat e se ciles po i shijoni ju ne maksimum. Keni harruar qe sportistet ja kan vendos temelet e te gjitha federatave , te cilat ju sod po doni ti politizoni. Si kapiten i KFPrishtina e di saktesisht sa te lidhur dhe te vendosur kemi qene te gjith se bashku, prej viteve 1983 e sidomos me 1991 e gjer ne lufte dhe pas lufte. Mundeni mos me votu asgje per sportista , por mos harroni qe edhe Serbia eshte munduar te na shkaterroj por shkoj me bisht ner both, edhe ju keni me shku nji dite e sportistet dhe sportin nuk keni me mujt me i ndale e lere ma me e poshteresu ashtu qysh po veproni. I kemi mujt ata do tju mujm edhe juve, as NATO sju ndihmon.
Me te mira , se sa durojme ne sportistet ju nuk mundeni me ba zullum.

P.S. ka disa ndeshje nderkombetare hajde jurish ne VIP me ju pa dikush./gazetametro.net

 

Më të fundit
...
  • 18/07/2019 | 23:39
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë