Loading…

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë nga komuna e Ferizajt paralajmëron masa rigoroze ndaj dëmtuesve të pyjeve

  • 30/10/2019 | 14:36

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë nga komuna e Ferizajt paralajmëron masa rigoroze ndaj dëmtuesve të pyjeve

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë e komunës së Ferizajt në bashkëpunim me Policinë dhe Prokurorinë e rajonit  gjatë vitit 2019 kanë shqiptuar një sërë gjobash vlera e të cilave ka arritur në 40 mijë euro si dhe kanë konfiskuar mjete dhe pajise të punës për parandalimin e degradimit të pyjeve në këtë regjion, shkruan Gazeta Metro.


Drejtori i drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë nga komuna e Ferizajt Burim Bajrami në një intervistë dhënë në televizionin Liria theksoi se gjobat dhe konfiskimi i pajisjeve të ndryshme gjatë  aksioneve me Policinë dhe Prokurorinë e rajonit kanë parandaluar në një masë të madhe prerjen e drunjve në mënyrë ilegale

“Gjobat kanë pasur efekt të jashtëzakonshëm, ne në bashkëpunim me Policinë e rajonit dhe Prokurorinë kemi ndaluar disa prej mjeteve të cilat kanë transportuar dru të prerë në mënyrë ilegale dhe ato ndalesa që ne i kemi bërë kanë ndikuar që të zbrapsen një numër i madh i dëmtuesve sidomos në komunat për rreth siç janë Shtimja, Suhareka dhe Shtërpca dhe do të vazhdojmë me hapa edhe më rigoroz në këtë drejtim” tha Bajrami

Të njëjtën gjë e thotë edhe Zyrtari ligjorë nga kjo Drejtori Liridon Jetishi i cili theksoi se nga 207 aktvendime të cilat i ka lëshuar gjykata e që kapin vlerën deri në 40 mijë euro kanë filluar të paguhen vullnetarisht nga dëmtuesit e pyjeve.

“Drejtoria e Bujqësisë në vazhdën e aktiviteteve për mbrojtjen e pyjeve ka marrë një sërë masash krejt me qëllimin e mirë që me arrit me i bind dëmtuesit e pyjeve që një gjë e tillë nuk është e preferueshme dhe është mirë që sado pak me u largu nga dëmtimi i pyjeve, ne poashtu atyre iu kemi dërguar aktvendimet që ata ti paguajnë gjobat në bazë vullnetare, një pjesë e tyre iu kanë përgjigjur, janë diku 207 aktvendime që janë bërë gjatë këtij viti në vlerë prej 40 mijë eurove, na kemi filluar tani inkasimin e këtyre gjobave dhe jemi mjaft të kënaqur që ato gjoba janë duke u paguar por jemi të kënaqur edhe me vetëdijesimin e palëve” tha Jetishi

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë e komunës së Ferizajt tani është e kënaqur që ruajtja e ambientit dhe dëmtimi i pyjeve është marrë me prioritet si nga Qeveria po ashtu edhe nga gjykakat sipas tyre edhe lëndët e vitit 2019 kanë filluar të zgjidhen./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë