Loading…

Drejtoria e Kadastrit nuk punon të enjten e të premten, stafi testohet për koronavirus

  • 08/07/2020 | 16:04

Drejtoria e Kadastrit nuk punon të enjten e të premten, stafi testohet për koronavirus

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se të enjten dhe të premten, përkatësisht në datat 09 dhe 10 korrik, nuk do të punojnë zyret e Drejtorisë së Kadastrit për shkak të testimit të stafit për Covid-19, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një postimi në Facebook, Komuna ka njoftuar se do të punohet vetëm në sportelet që i pranojnë kërkesat e qytetarëve.

“Të Enjten, 9 Korrik dhe të Premten, 10 Korrik, zyret e Drejtorisë së Kadastrit nuk do të punojnë për shkak të testimit të stafit për COVID-19. Do të punojnë vetëm sportelet që do të i pranojnë kërkesat e qytetarëve.

Ju falemnderit për mirëkuptimin!

Drejtoria e Kadastrit”, thuhet në njoftim. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë