Loading…

Drejtuesit e AKP’së takuan përfaqësuesit e FMN’së

  • 27/02/2020 | 15:46

Drejtuesit e AKP’së takuan përfaqësuesit e FMN’së

Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Bajram Zejnullahu dhe Drejtori Menaxhues, Valon Tolaj pritën në takim një delegacion të Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar të kryesuar nga  Gabriel Di Bella, Shef i Misionit për Kosovë, që vepron në kuadër të Departamentit Evropian.

Kryesuesi i Bordit dhe Drejtori Menaxhues i AKP-së e njoftuan shef i Misionit të FMN-së me procesin e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, me aktivitetet e fundit të AKP-së si dhe pasqyrat financiare e planin e punës të Agjencisë për fazat e ardhshme.

Në anën tjetër, z. Gabriel Di Bella falënderoi drejtuesit e AKP-së për pritjen e organizuar dhe informacionet e ofruara në lidhje me progresin në transformimin e pronës shoqërore dhe zhvillimet në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë