Loading…

Dreka ku Hashim Thaçi piu 10 litra verë italiane me vlerë prej 500 eurove

  • 15/08/2018 | 16:14

Dreka ku Hashim Thaçi piu 10 litra verë italiane me vlerë prej 500 eurove

Në një drekë të vetme në kohën kur ishte Kryeministër, Hashim Thaçi dhe njerëzit me të cilët ai kishte drekuar kishin pirë hiç më pak se 10 litra verë të shtrenjtë Italiane. Në faturën e datës 5 tetor 2011 qeveria kishte paguar rreth 500 euro për 10 litra verë italiane në faturën që në total ishte 1.085 euro.


Fatura tregon se grupi kishte konsumuar tri lloj verërash italiane, “Marchesi de Frescobaldi” e cila kushtoi 55 euro; “Sessantanni” e cila kushton 48 euro dhe “Cicnis’ e cila kushton 42 euro.

Në total këto verëra i kanë kushtuar arkës së shtetit rreth 500 euro, ose gjysma e totalit të faturës.

Në këtë drekë zyrtare, burrështetasit veç verërave italiane, kanë konsumuar edhe karkaleca deti, peshk levrek, file salmoni, file viqi, rucola sallatë e deserte të ndryshme.

Fatura e datës 5 tetor 2011 në total u ka kushtuar taksapaguesve 1 mijë e 85 euro. Veç 10 litrave verë, në këtë drekë zyrtare janë konsumuar edhe produkte tjera.

Kallxo.com ka nisur publikimin e faturave të shpenzimeve të Presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.

Në dosjen prej qindra faturash të siguruar pasi BIRN ka paditur Zyrën e Kryeministrit në gjykatë, do publikohen fatura të shpenzimeve për 20 muaj qeverisje të Hashim Thaçit përfshirë këtu shpenzimet e 5 zëvendëskryeministrave tjerë të asaj kohe: Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Hajredin Kuçi dhe Behgjet Pacolli.

Pjesë e faturave janë edhe shpenzimet e kryera nga këshilltarë e shefa të kabineteve e deri te bodigardët e qeveritarëve të lartë.

Në dosjen “Sa han Shefi” e cila tashmë është aktive në KALLXO.com, çdo ditë do publikohen fatura të reja të shpenzimeve të shoqëruara me shkrime dhe dëshmi për shpenzimet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë