Loading…

Dren Paca – nga darka me të dyshuar për përfshirje në vepra penale, tek u.d. i kryeprokurorit të PSRK’së

  • 03/10/2026 | 12:59

Dren Paca – nga darka me të dyshuar për përfshirje në vepra penale, tek u.d. i kryeprokurorit të PSRK’së

Dren Paca është caktuar si ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, pas shkarkimit të Blerim Isufajt nga kjo pozitë.


Një vendim të tillë e ka marrë Këshilli Prokurorial i Kosovës, në një mbledhje të jashtëzakonshme e të paparalajmëruar.

Por, ajo çka bie në sy te prokurori Paca, janë raportimet e mediave ku ai është parë në shoqëri me persona të dyshuar e madje edhe të arrestuar për përfshirje në vepra penale.

Përpara se të marrë përkohësisht drejtimin e një prej institucioneve kryesore të ndjekjes penale në vend, Paca ishte shfaqur në një fotografi duke darkuar me persona që u arrestuan në raste të ndryshme penale.

Në fotografi, Paca shihej në të njëjtën tavolinë me Sami Mazrekun, ish-drejtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), i cili u arrestua nën dyshimet për keqpërdorime, dhe Venhar Hanën, ish-avokatin e BKS-së, i cili po ashtu ishte arrestuar më herët në një rast që lidhet me dyshime për falsifikim të dokumenteve.

Kjo fotografi ishte rikthyer në vëmendje sidomos pas arrestimit të Mazrekut, pikërisht për shkak të marrëdhënies së mëhershme mes personave që shihen në të. Mazreku, ish-drejtor në BKS, ishte arrestuar në një aksion të Prokurorisë Themelore në Prizren, nën dyshimet për keqpërdorime në janar.

Dren Paca kishte kaluar në Prokurorinë Speciale në vitin 2020, ndërsa paraprakisht, kohë më parë, kishte përfunduar studimet në Fakultetin Juridik në Prishtinë. Ndërsa thuhet se ishte ndihmuar edhe nga babai i tij, profesori Agim Paca, që të merrte nota të larta gjatë studimeve.

Më pas kishte punuar edhe në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS), e më vonë ishte bërë prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Ndërsa, nga viti 2020, ishte emëruar prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë