Tashmë në Drenas janë hapur të gjitha qendrat e votimit, ku dhe do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të kësaj komune.
Këtë e ka konfirmuar edhe koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” e cila është duke vëzhguar këtë proces zgjedhor.
Bazuar në të dhënat nga terreni, DnV informon se vetëm në dy nga 72 vendvotime ka pasur 10 minuta vonesë në hapje, për shkak të vonesës së komisionerëve.
Të gjitha materialet sensitive raportohet të jenë në vendvotim.
Ndërkaq nuk janë evidentuar materiale propaganduese brenda perimetrit të ndaluar prej 100 metra nga qendra e votimit.
Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” është duke vëzhguar procesin zgjedhor në të gjitha vendvotimet.
Demokracia në Veprim u bën thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të dalin në zgjedhje për ta ushtruar të drejtën e tyre për të votuar./gazetametro.net