Loading…

Drenasi ende me zyrtarë keqpërdorues

  • 11/01/2017 | 13:21

Drenasi ende me zyrtarë keqpërdorues

Ish – kandidati për kryetar të Drenasit Xhavit Drenori e ka quajtur lajm të mirë për Drenasin fillimin e zbatimit strikt “anti duhan” nëpër lokale të mbyllura si dhe vendimin për suspendim të zyrtarëve me aktakuza nga kryetari i komunës Ramiz Lladrovci.


Por, Drenori në Facebook ka shkruar se “krimbi” është në kokë e jo në bisht.

“Janë drejtorët (disa) që ende po i mban në ekip ata që janë përgjegjësit kryesor për keqpërdorim të skajshëm të pozitave zyrtare.

Për shumë nga ta tashmë ka aktakuza por edhe kallëzime penale”, ka shkruar Drenori duke shtuar:

“Nëse shoh këtë gatishmëri të kryetarit që me të vërtetë të “pastrojë” komunën tonë nga korrupsioni, së shpejti do ja dorëzoj dosjen e drejtorëve të cilën para disa dite ja kisha dorëzuar edhe zyrtarëve të lartë të ambasadës amerikane në Prishtinë (kallëzime penale dhe denoncime të krimeve të rënda për keqpërdorim të pozitave zyrtare, të gjitha të argumentuara skajshmërisht!)”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë