Loading…

Drenasi i kthehet Veselit

  • 18/11/2016 | 17:39

Drenasi i kthehet Veselit

Në fillim e braktisën Partinë Demokratike të Kosovës në Drenas për të kandiduar si të pavarur, por tash po rikthehen sërish aty.

Pas tërheqjes së kandidaturës së Naim Bazajt, tash edhe Rrahim Elshani është rikthyer në subjektin e tij politik, nga i cili ishte larguar më herët.

“Partia Demokratike e Kosovës në garën për komunën e Drenasit është më e bashkuar se kurrë më parë. Ajo është një familje e madhe që diversitetin e brendshëm e konsideron pasuri e jo barrë. Unë dhe miku im Rrahim Elshani, jemi të bindur se gjërat që na bashkojnë brenda PDK-së janë më të shumta dhe më të rëndësishme se opinionet e ndryshme që mund të na dallojnë. Prandaj, Rrahimi ndoqi shembullin e bashkëpartiakut tonë tjetër, Naim Bazaj, dhe u dakordua se në këtë garë kandidatura e Ramiz Lladrovcit është alternativa më e duhur për Drenasin”, ka njoftuar Veseli.

Pasi Veseli kishte vendosur ish ambasadorin Ramiz Lladrovci kandidat për të parin e Drenasit, Naim Bazaj kishte dalë kundër PDK-së duke shpallë kandidaturën si kandidat i pavarur. Madje ai me bindje të thellë kishte deklaruar se do të dobësojë Partinë Demokratike me vota.

Pas takimit me kryetarin e PDK-së Kadri Veseli, gjatë ditës së enjtë, Bazaj ka hequr dorë nga kandidatura për kryetar të Drenasit, duke u rikthyer  në PDK, në përkrahje të Ramiz Lladrovcit.

“Ishte ndjenjë e jashtëzakonshme pritja dhe përkrahja që na dhanë sonte qytetarët e Drenasit për kandidaturën tonë të përbashkët Ramiz Lladrovci. Bashkë me Naim Bazajn, i cili na u bashkua sot, vazhdojmë për t’i garantuar Drenasit perspektivë. Zgjedhjet në Drenas më 4 dhjetor do të konfirmojnë fuqinë dhe unitetin e PDK-së në gjithë Kosovën”, ka shkruar Veseli mbrëmë në profilin e vet në “Facebook”./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë