Loading…

Drenasi, komuna e parë në Kosovë për performancë, përfiton 803,977.35 euro

  • 16/09/2020 | 12:08

Drenasi, komuna e parë në Kosovë për performancë, përfiton 803,977.35 euro

Komuna e Drenasit përmes një reagimi njofton se në bazë të matjes së performancës së komunave në Republikën e Kosovës, Drenasi mbetet komuna më transparente e llogaridhënëse në shërbimin ndaj qytetarëve, duke u radhitur kështu në vendin e parë.


Pas publikimit të Raportit të performancës së komunave për vitin 2019 nga Ministria e Administrimit e Pushtetit Lokal e financuar nga MAPL-ja, Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Ambasada Suedeze dhe Ambasada Norvegjeze, ku kanë qenë 19 fusha të matjes më 119 tregues e që Drenasi në këtë matje në mesin e 38 komunave në bazë të performancës zë vendin e parë dhe si rezultat i kësaj ka fituar grantin me vlerë prej 803,977.35 eurosh, pra ndryshe nga interpretimet e disa keqdashësve, theksohet në njoftimin e Komunës së Drenasit.

Vlen të përmendet, se në të gjitha matjet që behën për perforemancë e transparencë si nga niveli qendror, nga OJQ dhe ndërkombëtarë, Drenasi radhitet në mesin e komunave me të mira dhe për secilin vit është edhe përfituese e granteve, ku mjetet e fituara janë dedikuar në projektet kapitale për të mirën e qytetarëve.

Përmes këtyre komenteve, që kryesisht janë për qëllime politike, ata me vetëdije ose pa të janë duke e dëmtuar imazhin e Komunës së Drenasit, punën dhe angazhimin maksimal të zyrtarëve komunalë që ofrojnë shërbimet e tyre në mënyrën me të mirë të mundshme ndaj qytetarëve, të drejtorëve komunalë dhe kryetarit Lladrovci, thuhet në reagim.

Mbetet për keqardhje, kur disa individ që nuk i dëshirojnë të mirën vendit, bëjnë krahasime me Raportin e Performancës Komunale që përgjithësisht matja e performancës behët me punën e Komunave dhe Indeksin e Konkurrueshmërisë së Komunave të publikuar nga Riinvest e financuar nga USAID-i, e që ky Indeks ka të bëjë përgjithësisht me bizneset dhe të dhënat e grumbulluara kryesisht janë nga anketimi i mostrave në terren (100 biznese për secilën Komunë) e që janë vlerësuar vetëm me 8 nën-indekse.

Fundja Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave, është i bazuar në të dhëna statistikore, përmes anketimit në terren e që mund të jetë i ndikuar edhe politikisht në grumbullimin e të dhënave, ndërsa Raporti i Performancës së Komunave, është profitabil, pasi që në këtë raport, Drenasi ka fituar grant mbi 30 për qind të shumës totale që ka Komuna për investime kapitale, përkatësisht 803,977.35 euro.

Megjithatë, edhe në raportin e Indeksit të Konkurrieshmërisë së Komunave nga Riinvest, Drenasi mbetet në mesin e komunave me të mira, duke i ikur vetëm rreth 2 pikë vendit të parë, megjithatë në tabelën 4.1.3 Drenasi radhitet si komuna e parë për ofrimin e shërbimeve ndaj bizneseve.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë