Loading…

Drenasi kundër dënimeve të pjesëtarëve të UÇK-së

  • 31/10/2016 | 13:38

Drenasi kundër dënimeve të pjesëtarëve të UÇK-së

Qytetarë të Drenasit kanë dalë sot në një protestë me anë së cilës kundërshtojnë dënimet e pjesëtarëve të UÇK-së në rastin “Drenica.

Protesta po mbahet në sheshin “Fehmi Lladrovci” të kësaj qyteze  ku përveç organizatorëve që janë Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së po marrin pjesë edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës nga PDK dhe shumë qytetarë.

Protestuesit në duar po mbajnë pankarta me mbishkrime “Liri për çlirimtarët”, “ të mbrojmë vlerat e luftës së UÇK”, “poshtë EULEX”, etj.

Javën që shkoi Gjykata e Apelit ua ka konfirmuar dënimet 10 të akuzuarve në rastin “Drenica II”. Në këtë vendim është dënuar edhe tashmë ish-kryetari i Drenasit Nexhat Demaku. Ai ka dhënë dorëheqje të nesërmen nga pozita e kryetarit./Arbresh.info

protesta-1_2502

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë