I pari i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë vizitës që i ka bërë Drenasit, është takuar me strukturat e partisë të cilën ai e drejton.
“Bashkë me anëtarët e kryesisë, mbrëmë i takuam strukturat e PDK-së në Drenas. Pamë një mobilizim të madh dhe dëgjuam ide të reja prej tyre se si mund të maksimizohet potenciali i qytetit në të mirë të qytetarëve”, tha Veseli.
Veseli tha se nga dhjetori Drenasi do të udhëhiqet nga Ramiz Lladrovci.
“Ishte motivues organizimi dhe përkushtimi i tyre, që nga dhjetori të vazhdojnë qeverisjen bashkë me Ramizin”, ka thënë Veseli./gazetametro.net