Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen ndërmjet Drenicës dhe Llapit me rezultat 0-1, ku llapjanët ishin shumë më kërkues gjatë 45 minutave të para dhe arritën të kalojnë në epërsi, transmeton Gazeta Metro.
Në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina kaloi në epërsi pas një goditje të fortë nga mesfushori, Kushtrim Shabani, të cilën nuk arriti ta pres portieri, Arlis Shala dhe nga vija e portës nuk e pati të vështirë të shënoi, Alef Firmino në minutën e 36’të.
Gjatë gjithës pjesës së parë mysafirët dominuan ndeshjen dhe arritën të krijojnë edhe disa gjysmë raste, kurse Drenica pati vetëm një rast të mirë në minutën e 34’të.
Llapi këtë sezon ka bërë mjaft ndryshime në skuadër, ku ka sjellë lojtarë të ri si Gerhard Progni, Albion Kurtaj e të tjerë. Ndërsa, nga klubi janë larguar edhe futbollistë si Arbnor Ramadani, Valmir Veliu dhe Kastriot Selmani.
Drenica me probleme financiare vetëm ditën e djeshme njoftoi transferimin e dhjetë futbollistëve dhe zyrtarizoi emërimin si trajner të Bekim Shotanit. /gazetametro.net