Për një akrep që kush e di si ishte futur në vaskën e banjos në shtëpinë e tij, një qytetar nga Skenderaj ka kërkuar ndihmën e zjarrfikësve.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Aqarevë në shtëpinë e Hajdin Avdullahi.
Ky madje ka ftuar zjarrëfikësit në Prishtinë për të hequr akrepin.
“I kom thirrë zjarrfiksat janë ardhë e kanë marrë. Tani Prishtina i ka çu këta të Skenderajit”, thotë Hajdini.
Edhe pse njihen si gjallesa të rrezikshme, prej 1500 llojeve të akrepëve në gjithë botën, vetëm 25 kanë helm vdekjeprurës, ndërsa të tjerët më së shumti mund të kenë helm të fuqishëm sa ai i bletës. /gazetametro.net