Loading…

‘Drenica u bombardua nga këtu’: Tunelet sekrete të ish-bazës raketore serbe në Moknë të Istogut

  • 12/05/2026 | 11:40

‘Drenica u bombardua nga këtu’: Tunelet sekrete të ish-bazës raketore serbe në Moknë të Istogut

Pak persona e kanë parë nga afër dhe edhe më pak e kanë vizituar. Dikur objekt ushtarak i shkatërruar nga sulmet ajrore të NATO-s, sot mbetet një vend i izoluar ku ende dyshohet për prani të infrastrukturës nëntokësore, përcjell Gazeta Metro.


Klan Kosova raportoi nga ish-baza raketore e vendosur mbi qytetin e Istog, në zonën malore të Moknës. Sipas të dhënave të pakta historike, kjo pikë ka pasur rol strategjik ushtarak, nga ku, siç thuhet, mund të kontrollohej një pjesë e madhe e territorit të Kosovës.

Ish-ushtari i UÇK-së, Nexhdet Ramaj, ka deklaruar se lokacioni ndodhet në një hapësirë kufitare mes Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi.

“Jemi në kufirin mes Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi”, tregon Nexhdet Ramaj, ish-ushtar i UÇK-së për Klan Kosova.

Në terren vërehen gjurmë të dëmtimeve të mëdha në pyje, që lidhen me bombardimet e NATO-s gjatë vitit 1999, megjithatë struktura nëntokësore duket se ka mbetur e paprekur.

“Kjo ka qenë bazë raketore dhe Drenica është bombarduar nga këtu”, tregon Ramaj.

Sipas disa të dhënave të publikuara nga Radio Televizioni Serb, objekti dhe antena përreth kanë qenë ndër 15 objektivat e goditura nga NATO më 19 dhe 22 prill 1999. Brenda kompleksit, sipas raportimeve, ekzistojnë tunele me dhoma qëndrimi, gjeneratorë dhe hapësira për pajisje ushtarake.

Banorë lokalë kanë rrëfyer se gjatë ndërtimit të saj në fund të viteve ’70, puna është organizuar me rotacion të shpeshtë të punëtorëve, për të mos zbuluar natyrën e projektit.

“Ishin ndërruar punëtorët shpesh dhe nuk qëndronin gjatë, që të mos kuptohej çfarë po ndërtohej”, thuhet në dëshmi lokale./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë