Loading…

Drenori nuk ndihet i sigurtë në shtëpinë e tij

  • 23/12/2016 | 12:33

Drenori nuk ndihet i sigurtë në shtëpinë e tij

Kandidati për kryetar të Komunës në zgjedhjet e fundit në Drenas, Xhavit Drenori ka thënë se familja e tij dhe lagjja ku banon nuk është e sigurtë, siç shkroi ai, ‘nga keqbërësit’. Asambleisti i Kuvendit Komunal të Drenasit thotë se afër shtëpisë së tij janë shtuar vizitorë të panjohur, për të cilët nuk dihet çfarë qëllimi kanë.

Këto informacione ai ka arritur t’i marrë me anë të një një sistemi kamerash sigurie të instaluar në shtëpinë e tij.

Tutje, ai akuzoi tërthorazi edhe rivalët e tij politikë, duke përmendur rastin e sulmit fizik ndaj një bashkëpunëtori të tij nga tre persona si dhe tentim atentatin ndaj një tjetër bashkëpunëtori politik, transmeton gazetametro.net.

Ai shtoi se asnjë nga këto raste nuk janë ndriçuar nga organet e rendit dhe tha se këto shqetësime i ka ndarë edhe me zyrtarë të lartë të Ambasadës Amerikanë në Prishtinë.

Në fund, Drenori kërkoi më tepër siguri nga organet e rendit për të dhe familjen e tij, pasi sistemi i drejtësisë paguhet nga tatimet që paguajnë qytetarët e vendit./gazetametro.net

2

3

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë