Loading…

Dridhet Serbia, tërmete të njëpasnjëshme godasin këtë vend

  • 03/11/2021 | 10:49

Dridhet Serbia, tërmete të njëpasnjëshme godasin këtë vend

Një seri tërmetesh janë ndjerë në Serbi që nga nata e mbrëmshme e në orët e para të mëngjesit të sotëm.


Siç raportojnë mediat serbe, pas një sërë tërmetesh në rajonin e Mlladenovcit dhe dy tërmeteve që ndodhën mbrëmë dhe mëngjesin e sotëm në afërsi të Kragujevcit, një tjetër është regjistruar  pak minuta më parë në afërsi të Topulës.

Sipas të dhënave të Institutit Sizmologjik të Serbisë, tërmeti i fundit ka qenë me magnitudë 1.7 të shkallës Rihter dhe ka ndodhur në orën 08:58.

Ndërkohë tërmeti më i fuqishëm në këto orë, u ndje në Kragujevc dhe ishte me magnitudë 4.1.

Sizmologia serbe, Slavica Radovanoviq tha sot se aktivitete të tilla sizmike pritet të ketë ende.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë