Loading…

Drita afër nënshkrimit me njërin ndër mbrojtësit më të mirë në vend

  • 01/08/2020 | 21:58

Drita afër nënshkrimit me njërin ndër mbrojtësit më të mirë në vend

Drita dhe Fidan Gërbeshi janë afër vazhdimit të bashkëpunimit, teksa besohet se tani po mungon vetëm edhe zyrtarizimi, transmeton Gazeta Metro.


Përmes burimeve brenda klubit kampion të Kosovës, Gazeta “Sheshi” merr vesh që zyrtarizimi i kontratës së re do të bëhet së shpejti apo më së largu në javën e ardhshme.

Kontrata e Gërbeshit me klubin gjilanas kishte përfunduar, ndërkohë që kohëzgjatja mund të bëhet edhe për të paktën një edicion.

35 vjeçari edhe gjatë sezonit të fundit ishte ndër më të dalluarit te ‘Intelektualët’ dhe së bashku me Ardian Cuculin në mbrojtje ishin thuajse të pathyeshëm.

Këtë e dëshmon më së miri fakti se përveç titullit të fituar, skuadra e Dritës kishte edhe mbrojtjen më të mirë për këtë sezon, duke dëshmuar thënien se “Mbrojtja e mirë, ta fiton titullin”.

Nga 33 xhiro të zhvilluara, Drita pranoi vetëm 23 gola, dy më pak se skuadra e Ballkanit dhe e Prishtinës. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë