Loading…

Drita dhe Gjilani luajnë derbin e qytetit, Duro debuton me Feronikelin ndaj Trepçës ’89

  • 18/10/2020 | 08:54

Drita dhe Gjilani luajnë derbin e qytetit, Duro debuton me Feronikelin ndaj Trepçës ’89

Dy ndeshjet që zhvillohen sot në Gjilan e Mitrovicë do të mbyllin xhiron e gjashtë të Superligës, ku vëmendja do të jetë në derbin lokal mes Dritës dhe Gjilanit.


Në fakt, do të jetë një derbi i çuditshëm për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, por gjithsesi në momentin kur bardhekaltërit dhe bardhekuqët zbresin në fushën e lojës atëherë rrethanat s’do të vlejnë më, përcjellë Gazeta Olle.

Drita futet në derbi pas tri fitoreve në tri ndeshjet e para, ku ka grumbulluar 9 pikë, një më shumë se Gjilani që ka luajtur dy ndeshje më tepër.

Në këtë pikë, forma aktuale favorizon kampionin e Kosovës, por edhe skuadra e Gentjan Mezanit do japë maksimumin për të marrë pikët e plota, që është rruga e vetme për të dalë mbi rivalin lokal në renditje.

Ndeshja tjetër e ditës luhet ndërmjet dy prej tre kampionëve të fundit të Kosovës, Trepçës ’89 dhe Feronikelit.

Mitrovicasit vijnë pas humbjes së papritur në Pejë ndaj Besës, ndërsa në shtabin teknik të ekipit nga Drenasi debuton Klodian Duro, andaj mbetet për t’u parë reagimi i “industrialistëve” nën drejtimin e teknikut nga Shqipëria.

Derbin lokal mes Dritës dhe Gjilanit e gjykon Mervan Bejtullahu, derisa takimin në “Riza Lushta” e gjykon Besfort Kasumi.

Ndeshja në Gjilan fillon prej 13:30, ndërsa ajo në Mitrovicë 30 minuta më vonë, prej 14:00.

SUPERLIGA – SOT

13:30 Drita – Gjilani
Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Fatlum Jashari, Hekuran Osmani, Shpëtim Murtezi.

14:00 Trepça ’89 – Feronikeli
Gjyqtarë: Besfort Kasumi, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Alban Shala. /

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë