Loading…

Drita e mund Drenasin me 10 futbollistë në vazhdim, kalon në rrethin tjetër të Kupës së Kosovës

  • 02/12/2021 | 15:18

Drita e mund Drenasin me 10 futbollistë në vazhdim, kalon në rrethin tjetër të Kupës së Kosovës

Dritës u janë nevojitur vazhdimet për ta mposhtur 1:0 një skuadër me 10 futbollistë të Drenasit në rrethin e dytë të Kupës së Kosovës të enjten.


Goli i vetëm i Hamdi Namani në vazhdime në Gjilan i ndihmoi Dritës ta mundë 1:0 Drenasin – klubin e Ligës së Parë, kategorinë e dytë të futbollit në vend – për të kaluar në mesin e 16 më të mirëve në trofeun shtetëror, raporton Gazeta Express.

Megjithëse e mbizotëroi kundërshtarin duke i krijuar disa mundësi shumë të mira shënimi dhe luajti me një lojtar më shumë në çerekun e fundit, Drita nuk ia doli ta thyejë akullin në kohën e rregullt.

Portieri Bujupi i bëri disa pritej të mira për ta mbajtur Drenasin në lojë, por përjashtimi i Endrit Bytyqit në minutën e 73-të ia zbehu shpresat vizitorëve për ta cuar në penallti ndeshjen.

Princ Balde e  goditi shtyllën në minutën e tretë të vazhdimeve, para se Namani ta thyente akullin përfundimisht duke shënuar për triumfin e vuajtur të Dritës tre minuta më vonë.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera të këtij rundi të enjten:

Arbëria 4:0 Vitia

KEK-u 1:0 Trepça

Liria 2:4 Dukagjini

Flamurtari 0:2 Ferizaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë