Loading…

Drita-Feyenoord, gjilanasit synojnë befasinë

  • 22/07/2021 | 13:11

Drita-Feyenoord, gjilanasit synojnë befasinë

Sot, me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja mes FC Dritës dhe Feyenoordit, e vlefshme kjo për raundin e dytë të kualifikimeve të UEFA Conference League.


Drita rikthehet në këtë ndeshje nga dy fitoret në raundin e parë kundër FC Decic, respektivisht njërën ndeshje si vendase e fitoi me rezultat 2:1, e po ashtu në ndeshjen e kthimit regjistroi fitore minimale 1:0, për të siguruar kualifikimin tutje, përcjell KosovaPress.

Në anën tjetër, gjiganti holandez Feyenoord raundin e parë të kësaj gare e kaloi pa ndeshje, kurse tani do të zhvillojë ndeshjen e parë si mysafirë kundër Dritës.

Fituesi brenda dy ndeshjeve, respektivisht në ndeshjen e sotme dhe të kthimit, do të përballet me Luzernin në raundin e tretë të UEFA Conference League.

Në ndeshjen e sotme, tribunat e stadiumit do të jenë me kapacitet deri në 30%, kështu rreth 3,500 tifozë do të jenë të pranishëm për ta ndjekur ndeshjen mes Dritës e Feyenoordit.

21:00 Drita – Feyenoord (Stadiumi Fadil Vokrri)

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë