Loading…

Drita kthehet sot në Kosovë: Pritet vendimi zyrtar nga UEFA për rezultatin e ndeshjes

  • 12/08/2020 | 08:33

Drita kthehet sot në Kosovë: Pritet vendimi zyrtar nga UEFA për rezultatin e ndeshjes

Nuk do të karantinohen për 10 ditë ashtu siç rrezikonin.


Ekspedita e Dritës do të aterrojë sot në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës.

Gazeta Olle ka kërkuar një konfirmim nga drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi, por nuk ka marrë përgjigje.

Kampionët ndodhen në Nyon të Zvicrës, ku sot iu anulua ndeshja finale për parakualifikimet e Ligës së Kampionëve, shkaku i COVID-19.

U raportua gjatë ditës së djeshme që Drita pritet ta humb ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0 pas karantinimit nga institucionet zvicerane, me gjilanasit që aventurën evropian pritet ta vazhdojnë në Ligën e Evropës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë