Loading…

Drita – Linfield: Mësohet arsyeja e anulimit të ndeshjes

  • 11/08/2020 | 16:51

Drita – Linfield: Mësohet arsyeja e anulimit të ndeshjes

Ndeshja finale e fazës parakualifikuese në Ligën e Kampionëve, mes Dritës dhe Linfieldit, është anuluar, transmeton Gazeta Metro.


Ky vendim është marrë nga shtëpia e futbollit europian, UEFA, pasi që te kampionia e Kosovës së fundmi është regjistruar edhe një rast pozitiv me koronavirus.

Ky lajm është konfirmuar edhe nga vetë klubi gjilanas, përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit. Klubi i Dritës ka bërë të ditur se vendimi i radhës nga UEFA për këtë ndeshje do të merret gjatë këtyre ditëve.

Njoftimi i plotë nga Drita FC (pa ndërhyrje):

“Ju njoftojme qe ndeshja finale e parapare te zhvillohet sot ne ora 18:00 me kampionin e Irlandes se Veriut, Linfild eshte anuluar.

Vendimi eshte marre nga autoritetet zvicrrane per shkak qe ne testimin e fundit nje lojtare i klubit tone ka rezultuar pozitiv!

Vendimi per fatin e ndeshjes do te merret ne ditet ne vijim nga komisioni i diciplines”. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë