Loading…

Drita mund ta pësojë keq nga UEFA, pas anulimit të ndeshjes së sontme ndaj Lindfield

  • 11/08/2020 | 17:55

Drita mund ta pësojë keq nga UEFA, pas anulimit të ndeshjes së sontme ndaj Lindfield

Është anuluar ndeshja finale e fazës parakualifikuese në Ligën e Kampionëve, mes Dritës dhe Linfieldit, e paraparë të zhvillohet sonte nga ora 18:00, shkruan Gazeta Metro.


Ky vendim është marrë nga shtëpia e futbollit europian, UEFA, së bashku me autoritetet zvicerane, pasi që te kampionia e Kosovës së fundmi është regjistruar edhe një rast pozitiv me koronavirus.

Ky lajm është konfirmuar edhe nga vetë klubi gjilanas, përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit. Klubi i Dritës ka bërë të ditur se vendimi i radhës nga UEFA për këtë ndeshje do të merret gjatë këtyre ditëve.

Mirëpo, Drita mund ta pësoj keq nga UEFA pas këtij rasti, e që një vendim i tillë do të ishte edhe në dëm të futbollit kosovar.

Mediumi britanik ‘Mirror‘  shkruan se klubi i Dritës mund të përjashtohet nga garat europiane për sezonin e ardhshëm, 2020/21.

Megjithatë, mbetet të shihet në vazhdim se cili do të jetë vendimi nga Komsioni Disiplinor i UEFA’s. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë