Loading…

Driton Selmanaj ‘shpërthen’ ndaj Albulena Haxhiut: Oj zonja ministre e Drejtësisë, nuk je në firmën e Faton Dalladakut

  • 17/06/2021 | 14:15

Driton Selmanaj ‘shpërthen’ ndaj Albulena Haxhiut: Oj zonja ministre e Drejtësisë, nuk je në firmën e Faton Dalladakut

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK’së), Driton Selmanaj është përplasur ashpër me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke i thënë se nuk është duke shprehur mendimet e veta në firmën e sipërmarrësit Faton Dalladakut, por në cilësinë e ministres, shkruan Gazeta Metro.


Derisa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se ajo vlerëson se kush duhet të jetë anëtar në Komisionin për Provimin e Jurispodencës.

Pas kësaj ka reaguar deputeti Driton Selmanaj duke theksuar se ajo nuk është për të vlerësuar, ngase nuk është në kompani private të Faton Dalladakut, kompani për të cilën thuhet se ka punuar Haxhiu.

“ Vërtetë shqetësimi më i madh duhet të jetë ky, merre me mend një ministre del thotë unë e vlerësoj më shumë guximin sesa një vendim të një institucioni më të lartë të drejtësisë në Kosovë. Oj zonjë, oj zonjushë, oj ministre s’po flas në emër tënd personal po flas për ministren e shtetit tim, ministren e Drejtësisë, nuk je në firmën e Faton Dalladakut këtu, je ministre e Drejtësisë, nuk je ti kërkush me vlerësu guximin ose mosguximin e dikujt”, i ka thënë Selmanaj ministres së Drejtësisë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë