Loading…

Droga që u kap në Tërnoc të Bujanocit erdhi nga Shqipëria

  • 27/01/2022 | 12:24

Droga që u kap në Tërnoc të Bujanocit erdhi nga Shqipëria

Policia serbe ka realizuar një operacion kundër drogës në Tërnoc të Madh, ku sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme në Beograd, janë kapur 300 kilogramë drogë.


Lënda narkotike thuhet se vinte nga Shqipëria në drejtim të Serbisë, sipas mediave serbe.

Anëtarët e Shërbimit Kundër Drogës në Serbi në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë në Nish, bëjnë me dije se nga ky operacion janë arrestuar pesë persona.

Sipas mediave serbe, në pranga kanë rënë EN (1972), MA (1987), FL (1993), BS (1982) dhe AT (1953).

Gjatë kontrollit u gjetën 87 pako me marihuanë, të përgatitura për shitje të mëtejshme.

Të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë. Më pas, ata do të dërgohen në prokurori.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë