Një dron ukrainas ka goditur një kolonë kamionësh rusë afër pikës së kontrollit Chongar, në rrugën që lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar, transmeton Gazeta Metro.
Në videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale shihet një shpërthim i madh që godet disa automjete ruse. Ende nuk dihet sa janë dëmet ose nëse ka të vrarë apo të plagosur.
Ky sulm vjen në kohën kur Rusia po bën kontrolle të gjata në hyrje dhe dalje të Krimesë. Për shkak të pritjeve të gjata janë krijuar kolona automjetesh, të cilat sipas Ukrainës janë më të lehta për t’u goditur me dronë.
Rruga ku ndodhi sulmi është shumë e rëndësishme për Rusinë, pasi përmes saj dërgon furnizime dhe pajisje ushtarake drejt Krimesë./gazetametro.net
A Ukrainian drone dramatically struck Russian trucks on the land corridor to occupied Crimea
The trucks were lined up near the Chongar checkpoint on the R-280 “Novorossiya” federal highway.
The footage shows a powerful explosion hitting vehicles used by the Russian occupiers.… pic.twitter.com/tG1rFqf64n
— NEXTA (@nexta_tv) July 21, 2026