Një dron ushtarak i SHBA i cili kontrollohet nga inteligjenca artificiale u kthye kundër operatorit të vet njerëzorë gjatë një fluturimi të simuluar duke tentuar kështu ta vrasë atë pasi që sipas një zyrtari të forcave ajrore dronit nuk i pëlqyen urdhrat, transmeton Gazeta Metro.
Ushtria amerikane kishte riprogramuar dronin që të mos sulmonte njerëzit të cilit i japin urdhër mirëpo sistemi i AI ka sulmuar pastaj kullën e komunikimit nga e cila merrte urdhrat. Kjo ngjarje ka rikujtuar skenat e filmit Terminator, raporton The Daily Mail.
Në filmin Terminator makineritë kthehen kundër krijuesve njerëzorë të tyre.
Koloneli amerikan Tucker Hamilton ka thënë se operacionet dhe testimet me AI po dëshmojnë se kjo teknologji është e pa parashikueshme dhe se nuk mund të mbështeten shumë në të.
Ai këto komente i dha në samitin e mjeteve ajrore dhe hapësinore në Londër gjatë majit.
Hamilton këshilloi se janë të nevojshme diskutimet rreth etikës përpara se të vendosim ta përdorim AI ushtarakisht.
Forcat ajrore amerikane nuk reaguar zyrtarisht ndaj pretendimeve, por në një pronocim të një oficeri për median Insider janë shprehur se komentet e tij janë keqkuptuar pasi bëhej fjalë për një simulim dhe stërvitje dhe nuk ka pasur viktima të vërteta./gazetametro.net