Loading…
Droni vdekjeprurës rus, që mposht sistemet e mbrojtjes ajrore
  • 15/03/2019 | 23:07

Droni vdekjeprurës rus, që mposht sistemet e mbrojtjes ajrore

Rusët kanë prodhuar një dron vdekjeprurës me një kohë maksimale fluturimi prej vetëm 30 minutash, me shpejtësi fluturimi deri në 130 km në orë dhe mund të mbajë një ngarkesë eksplozivi deri në 3 kilogramë, trasnmeton Gazeta Metro.


Arma e fundit e saktë nga gjiganti i armëve Kalashnikov ‘shpërndan eksplozivë për çdo terren, duke anashkaluar sistemet e mbrojtjes ajrore’, pohojnë zyrtarët.

Një video tregon se makina ushtarake e fluturimit pa pilot shpërthen ndërsa arrin objektivin e saj.

Ky dron është një armë jashtëzakonisht e saktë dhe shumë e efektshme, tepër e vështirë për t’u luftuar nga sistemet tradicionale të mbrojtjes ajrore.

Droni u zhvillua nga ZALA Aero, një kompani bijë e Kalashnikov Concern, kompanisë kryesore të armëve ruse./gazetametro.net

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë