Loading…

Shqiptarët më të lodhurit në Evropë emocionalisht në vend pune, rekordin mban Kosova

  • 27/05/2026 | 08:25

Shqiptarët më të lodhurit në Evropë emocionalisht në vend pune, rekordin mban Kosova

17% e punonjësve shqiptarë kanë deklaruar se ndihen “gjithmonë” ose “shumicën e kohës” të lodhur emocionalisht nga puna e tyre.


Kjo përqindje është ndër më dhjetë të lartat në Evropë dhe mbi mesataren e Bashkimit Evropian prej 13%, shkruan Tvklan.al.

Megjithatë, në rajon, rekordin e mban Kosova, me 29% që janë të lodhur emocionalisht gjithmonë ose shumicën e kohës, e dyta më e lartë në Evropë, pas Qipros, Mali i Zi (26%), Maqedonia e veriut (21%). Serbia është në të njëjtat nivele me Shqipërinë, ndërsa nivelin më të ulët të lodhjes emocionale në punë e ka Bosnjë Hercegovina (13%).

Të dhënat janë publikuar nga raporti i fundit i Komisionit Evropian për anketimin mbi kushtet e punës dhe punën e qëndrueshme, që realizohet një herë në 5 vjet dhe u publikua në prill.

Anketimi mat dhe lodhjen fizike, ku punonjësit shqiptarë duket se ankohen më pak, në raport me vendet e tjera të Evropës, me 26% që janë gjithmonë ose vazhdimisht të lodhur fizikisht.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë