Loading…

Dua Lipa bëhet Ambasadore Nderi e Kosovës, në ceremoni nuk mungon as Prindoni

  • 05/08/2022 | 20:09

Dua Lipa bëhet Ambasadore Nderi e Kosovës, në ceremoni nuk mungon as Prindoni

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka emëruar Ambasadore Nderi të Republikës së Kosovës këngëtaren me famë botërore, Dua Lipën.


Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë që Lipën e ka falënderuar për gjithçka që ka bërë dhe po bën që “zëri ynë të dëgjohet kudo në botë”.

“Sot, Dua Lipës ia ndava titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës, sepse ajo vazhdon ta nderojë vendin tonë në çdo hap e çdo paraqitje. E falënderova, në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, për gjithçka që ka bërë dhe po bën që zëri ynë të dëgjohet kudo në botë. Dua dhe Anda kishin kënaqësinë e veçantë ta takojnë super yllin tonë, ikonën e pop muzikës, e cila është shndërruar në inspirim e model për vajzat anekënd botës. Ajo po e shfrytëzon zërin dhe talentin e saj të jashtëzakonshëm, jo vetëm për t’i ofruar botës këngë që lënë gjurmë, por edhe për ta prezantuar imazhin më të mirë të Kosovës kudo në botë. Sot, për shkak të Duas, nuk ka njeri që nuk e njeh Kosovën, të cilën edhe kësaj radhe e ka bërë kryeqendër të kulturës botërore, nëpërmjet festivalit Sunny Hill”.

Tutje Osmani ka përsëritur mesazhin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Prandaj sot në presidencë, së bashku me Prindonin dhe vajzat tona, kishim kënaqësinë ta presim Duan së bashku me prindërit e saj, Dukagjinin dhe Anesën, për t’i falënderuar për këtë kontribut të madh për imazhin e Kosovës në botë si dhe për ta përsëritur mesazhin tonë të përbashkët për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, i cili njëherësh është edhe moto e edicionit të sivjetmë të festivalit Sunny Hill”, ka thënë Osmani.

Ndryshe Osmani, gjatë Samitit të Bashkimit Evropian që u mbajt gjatë muajit qershor, i kishte ftuar liderët evropianë: presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, që të marrin pjesë në festivalin “Sunny Hill”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë