Loading…

Dua Lipa dhe Elton John përsëri bashkë: Kjo është arsyeja e takimit

  • 08/04/2021 | 23:58

Dua Lipa dhe Elton John përsëri bashkë: Kjo është arsyeja e takimit

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto ku shihet krah të madhit Elton John.


Nëpërmjet këtij postimi, Dua tregoi se do të këndojë në eventin e organizuar nga “Elton John AIDS Fountation” për t’ju ardhur në ndihmë të rinjve me HIV.

“Shikoni kë takova më në fund sot në prova!!! Jam shumë e ngazëllyer dhe e nderuar që do të performoj në #EJAFOscars në 25 Prill me Elton John në mbështetje të punës mahnitëse që @EJAF po bën për të ndihmuar të rinjtë në të gjithë botën që jetojnë me ose në rrezik të HIV.U trondita kur mësova se ka 1600 raste të reja me HIV tek të rinjtë çdo ditë, kështu që ju lutem bashkohuni me mua në rritjen e ndërgjegjësimit në mënyrë që t’i japim fund stigmës së HIV së bashku!“, ka shkruar këngëtarja shqiptare.

Kujtojmë që para disa kohës, ikona e muzikës, Elton John shprehu publikisht admirimin për albumin e Dua Lipës, “Future Nostalgia”.

“‘Future Nostalgia’ kapi zellin e asaj që njerëzit donin. Ata donin diçka lart, ata donin diçka argëtuese dhe çdo pjesë në album është fantastike. Ne nuk ndalemi së dëgjuari. Djemtë e mi e duan, David gjithashtu e adhuron.”, tha John

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë