Loading…

Dua Lipa: Duhet të kisha qëndruar në shtëpi

  • 26/03/2020 | 18:23

Dua Lipa: Duhet të kisha qëndruar në shtëpi

Të qëndrosh në shtëpi, duket se është tema e vitit 2020. Kjo pasi edhe Dua Lipa shprehet në këngën e re se qëndrimi në shtëpi mund t’i kishte kursyer një thyerje zemre.


“Duhet të kisha qëndruar në shtëpi, sepse isha më mirë vetëm”, shprehet ajo në refrenin e “Break my Heart”.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka publikuar pak orë më parë këngën e re e cila vjen vetem me tekst, ndërsa videoklipi pritet të dalë më vonë gjatë kësaj dite.

“‘Break my heart’ është publikuar, videoja do të vijë nesër”, ka shkruar Lipa në mbishkrimin e kësaj fotografie, teksa ka bërë të ditur se videoja muzikore e këngës do të publikohet në orën 14:30 (sipas orës lokale).

“Break my heart” është kënga e nëntë e albumit më të ri të Duas, këngët e të cilit janë të gjitha ritmike dhe me një stil të viteve ’80.

Albumi “Future Nostalgia” ishte menduar të publikohej i plotë më datë 3 prill, por këngëtarja e ka afruar datën më 27 mars, duke shpresuar t’i lumturojë sa më parë fansat në këto ditë të vështira izolimi.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë