Loading…

Dua Lipa koncert në Tiranë, Veliaj: Diçka po gatuhet

  • 12/06/2021 | 22:20

Dua Lipa koncert në Tiranë, Veliaj: Diçka po gatuhet

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka surprizuar të gjithë ditën e sotme teksa ka postuar një foto me prindërit e këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa, por ka zgjedhuar të mos na e shuajë kureshtjen.


Veliaj, i cili ka pritur ditën e sotme në zyrën e tij Dukagjin Lipën dhe Anesa Lipën, dy prindërit e yllit të muzikës botërore ka zgjuar kuriozitetin e të gjithëve mbi një koncert të mundshëm të këngëtares në kryeqytet teksa shkruan, “diçka po gatuhet në Tiranë”.

Veliaj nënvizon edhe faktin se vitin e ardhshëm Tirana do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë, çka nënkupton se koncerti në fjalë mund të jetë planifikuar pikërisht për vitin 2022.

Veliaj e shoqëron postimin e tij edhe me një prej këngëve më të fundit të realizuar nga Dua Lipa, “Love Again” të cilën vetë këngëtarja e lajmëroi vetëm një javë më parë, çka përforcon idenë se Tirana mund të presë vërtet një koncert të artistes më të famshme dhe më të ndjekur sot në botë me albumin më të fundit të saj.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë