Loading…

Dua lipa lobon për paqen në Palestinë, por nuk bën paqe me Rita Orën

  • 16/05/2021 | 21:30

Dua lipa lobon për paqen në Palestinë, por nuk bën paqe me Rita Orën

Këngëtarja Dua Lipa, është pozicionuar qartazi pro Palestinës, në konfliktin e fundit që ka me Izraelin, duke bërë thirrje që të vendoset paqja, herë-herë duke kërkuar nga qeveritë e botës të reagojnë për trajtimin jo-human të palestinezëve siç thotë ajo, shkruan Gazeta Metro.


Por kjo paqe aspak nuk po vlen për Duan dhe Rita Orën, ku së fundmi u raportua se ato nuk shkojnë mirë me njëra tjetrën.

Se kishte tensione mes tyre dihej, por Bebe Rexha ishte ajo që konfirmoi përçarjen mes tyre, duke thënë se bashkëpunimi mes 4 këngëtareve të suksesshme: Bebe Rexha, Dua Lipa, Ava Max, Rita Ora ishte e pamundur pasi Rita dhe Dua nuk flasin me njëra tjetrën, shkruan Gazeta Metro.

Arsyeja nuk u bë e ditur, aludimet thonë se kjo rrjedh pasi Lipa ishte lodhur duke e krahasuar me Rita Orën, dhe duke e përmendur atë pas çdo arritje të saj.

E si duket vajzat nuk e kanë ndërmend as edhe të përmirësojnë këtë raport.

Dua në anë tjetër është ‘e zënë’ duke përkrahur Palestinën, në llogarinë e saj në Instagram. Kjo përkrahje si duket vjen për faktin se i dashuri i saj, Anwar Hadid, ka origjinë palestineze.

Në vazhdim gjeni postimet e  Dua Lipës pro Palestinës, duke kërkuar të drejta për popullin palestinez dhe ndaljen e konfliktit:/gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë