Loading…

Dua Lipa ndahet me Anwar Hadid: Burimet e afërta me çiftin tregojnë arsyet

  • 06/12/2021 | 09:21

Dua Lipa ndahet me Anwar Hadid: Burimet e afërta me çiftin tregojnë arsyet

Sipas tabloidit “The Sun” Dua Lipa dhe Anwar Hadid duket se është në krizë dhe kjo ka ardhur si pasojë e karrierës, e cila po i mban larg njëri-tjetrit.


26-vjeçarja Dua dhe modeli 22-vjeçar nuk janë takuar prej më shumë se 6 javësh dhe raportohet të kenë diskutuar për të marrë kohë për të vendosur për të ardhmen e tyre.

Dua është duke regjistruar albumin e saj të ri në Londër e Los Angeles, ndërkohë që Anwar po qëndron në Nju Jork i vetëm bashkë me qenin e tyre.

Një burim pranë çiftit tregon se ata e kanë diskutuar idenë për t’i “vënë frenat” romancës së tyre muajin e kaluar, pasi udhëtimet e shumta dhe distanca po rezulton e vështirë.

Vëllai i vogël i supermodeleve Gigi dhe Bella, madje shkroi në Instagram një mesazh të koduar, ku falënderonte të afërmit që e drejtonin në hapat e tij për të qenë i lumtur me veten.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë