Sot është bërë promovimi i Pullës Postare ‘Dua Lipa’, në nderim të këngëtares kosovare të njohur botërisht.
Në pranimin e kësaj pulle ishte e pranishme vetë Lipa e cila shprehet e lumtur për këtë nderim që i është bërë.
“Do të vazhdoj të bëj edhe më shumë që vendi ynë të ngritët sa më lart’, ka thënë e emocionuar Lipa.
Ndërkaq dorëzimi i kësaj pulle është bërë nga Fakete Kadiu, ushtruese detyre e Krye-shefes Ekzekutive të Postës së Kosovës.