Loading…

Dua Lipa rrëzon nga ‘froni’ Ed Sheeran

  • 11/06/2021 | 21:35

Dua Lipa rrëzon nga ‘froni’ Ed Sheeran

Dua Lipa rrëzon Ed Sheeran-in, nga froni i këngëtarit më të dëgjuar në Britaninë e Madhe. Ylli i muzikës “Pop” me origjinë shqiptare ia mori atij kurorën që e mbante prej tre vitesh nga 2017-a. Muzika e saj ka tërhequr më shumë dëgjues se çdo këngëtar tjetër në këtë vend.


Kaq lart, 25-vjeçaren e kanë ngritur hitet e variantit të ri të albumit “Future Nostalgia”. Më të preferuarat në valët e radios së mediat publike BBC janë “Physical” dhe “Don’t Start Now”. Me këtë album, këngëtarja me origjinë shqiptare ka kryesuar shumë klasifikime gjatë muajve të fundit në Britani e më gjerë.

Dua Lipa është e para artiste femër që kryeson edhe këtë klasifikim që nga Katy Perry në 2014. Pas Ed Sheeran, në vend të tretë u rendit këngëtarja Ariana Grande

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë