Loading…

Dua Lipa shkëlqen në ceremoninën e ndarjes së çmimeve ‘The Fashion Awards’

  • 30/11/2021 | 16:42

Dua Lipa shkëlqen në ceremoninën e ndarjes së çmimeve ‘The Fashion Awards’

Në Londër dje u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve “The Fashion Awards”, natë kjo ku shkëlqeu Dua Lipa.


Dua Lipa u shfaq me një fustan të zi elegant ku mori gjithë vëmendjen në tepihun e kuq, shkruan Daily Mail.

Një brez prej pëlhure i zi ishte vendosur rreth qafës së saj dhe ajo e mbajti pjesën tjetër të aksesorëve të saj në minimum.

Veshja ishte e kompletuar me mëngë të gjata që pasqyronin siluetën e fustanit teksa arrinin te duart.

Dua tregoi çehren e saj të pabesueshme, duke zgjedhur një rimel shumë delikate me shkëlqim dhe një bojë për vetulla.

Vetullat e saj karakteristike ishin të rregulluara në përsosmëri ndërsa ajo përfundoi grimin e saj me një prekje të buzëkuqit nude mat.

Ngjarja e së hënës padyshim do t’i kushtojë homazhe Virgil Abloh, i cili bëri histori si drejtori i parë artistik me ngjyrë i “Louis Vuitton” dhe vdiq në moshën 41-vjeçare të dielën pas një beteje të fshehtë shumëvjeçare me kancerin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë