Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, zbuloi detaje të veçanta nga fustani që veshi në dasmën e saj me aktorin Callum Turner, duke treguar se krijimi i Chanel ishte i mbushur me simbole dhe kujtime personale, transmeotn Gazeta Metro.
Fustani, i realizuar nga drejtori artistik i shtëpisë së modës, Matthieu Blazy, ishte zbukuruar me kristale dhe rreth 480 mijë rruaza, ndërsa përfshinte edhe një bisht me pupla dhe shpinë të hapur.
Një nga detajet më të veçanta ishte qëndisja e qenit të çiftit në parkun e tyre të preferuar në Londër. Dua e cilësoi veshjen si një prej krijimeve më të bukura që kishte parë ndonjëherë dhe një nga kujtimet më të çmuara të jetës së saj.
Këngëtarja tregoi gjithashtu se i kishte dhënë stilistit liri të plotë krijuese, duke e lënë atë të vendoste për madhështinë dhe detajet e fustanit.
Ndërkohë, pas martesës, Dua Lipa ka folur edhe për ndryshimet në frymëzimin e saj muzikor. Ajo synon që në projektet e ardhshme t’i kushtojë më shumë vëmendje dashurisë së vërtetë, jetës në çift dhe detajeve të vogla që e bëjnë një marrëdhënie të veçantë./gazetametro.net