Loading…

‘Dua të mbaj një hapësirë respekti për fenë time’:Aktori tregon pse ka refuzuar skenat e s*ksit në film

  • 22/11/2020 | 12:29

‘Dua të mbaj një hapësirë respekti për fenë time’:Aktori tregon pse ka refuzuar skenat e s*ksit në film

Aktori i njiohur, Mahershala Ali, i cili ka luajtur në “The Curious Case of Benjamin Button”, “House of Cards” dhe “Moonlight”, foli tek “Mind Power Mixtape” për jetën e tij personale dhe profesionale.


Ndër të tjera, aktori tregoi për kufinjtë që ai tregon, kur pranon një rol të caktuar.

Ndërkohë që foli për rolin si ‘Tizzy Weathers’ në “The Curious Case of Benjamin Button” përballë aktores Taraji P. Henson, ai zbuloi pse nuk pranoi të filmonte një skenë erotike me aktoren.

“Agjenti im i vjetër më telefonoi dhe më tha: Mahershala, ti e ke pjesën”.

Dhe unë thashë; “Ka vetëm një gjë, ekziston ajo skena ku ata puthen, nëse ka një skenë seksi, nuk mund ta bëj”.

“Unë nuk bëj seks të simuluar”, i shtoi ai.

Regjisori David Fincher e mbështeti kërkesën e tij, duke i lënë atij dhe Henson vetëm një puthje në skenë.

“Unë përpiqem të mbaj një hapësirë respekti për fenë time”, përfundoi Ali.

Kujtojmë se Mahershala, është aktori i parë mysliman që fitoi një çmim ‘Oscar’ për rolin e tij në “Moonlight” në vitin 2017.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë