Deputetja boshnjake në Kuvendin e Kosovës nga Lista e Bashkimit Socialdemokrat, Duda Balje, ka reaguar pas njoftimit të sotëm të kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), Ymer Fejzullahu se katër komunat veriore me shumicë serbe nuk janë pasqyruar në raportin konsultativ për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, transmeton Gazeta Metro.
Me anë të një shkrimi në Facebook, Balje ka pyetur ZRRE’në nëse edhe komuniteti boshnjak mund të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, edhe pse nuk janë komunë.
“ZRRE- a ka mundësi edhe për ne boshnjakët të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, ne nuk e kemi komunën tonë, por nuk ka lidhje! Thjesht po pyes! Nese mundet për ata hajde pak për ne!” (sic.), ka shkruar Balje.
Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka fajësuar Zyrën e Rregullatori të Energjisë për diskriminim etnik, pasi ka përjashtuar katër komunat në veri nga ngritja e çmimit të energjisë elektrike, duke kërkuar nga Prokurori i Shtetit që të hetojë ZRrE-në për shpërdorim të detyrës.
Më poshtë postimi i plotë i Balje. /gazetametro.net