Loading…

Duda Balje: Katër deputetë të grupit multietnik do ta votojnë Trustin, katër nuk e votojnë

  • 25/10/2022 | 18:12

Duda Balje: Katër deputetë të grupit multietnik do ta votojnë Trustin, katër nuk e votojnë

Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë mendimin e saj për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, ndonëse afati 30 –ditor për ta dhënë një opinion ka skaduar para tri dite.


Edhe pse afati tashmë ka përfunduar ky projektligj ende nuk është dërguar në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.

Kështu ka thënë deputetja njëherit kryetarja e këtij Komisioni, Duda Balje, shkruan Front Online.

E posa të arrijë, Balje thotë se do ta procedojnë menjëherë në Kuvend.

“Edhe ne në fakt e kemi pritur me ardhë deri më sot, por në Komision për të Drejtat e Njeriut, Trusti nuk ka ardhur. Informatat nuk i kam, Trusti ka qenë në Kryesi, prej Kryesie është drejtuar në Qeveri. Ne prej Qeverisë ende asgjë nuk kemi marrë. Nëse vjen në Komision na e shqyrtojmë menjëherë dhe e procedojmë sa më shpejt, puna është e qartë, herën e parë kemi vendosë shumë shpejtë, dhe unë mendojë që shumë shpejtë do ta procedojmë në Kuvend”, deklaroi ajo.

Ajo, edhe njëherë ka përsëritur qëndrimin e saj se vazhdon të jetë pro tërheqjes së Trustit.

Ndërsa, tregon se nga grupi i tyre janë katër për, ndërsa katër kundër.

“Varet prej deputetëve, domethënë është vendimi i deputetëve, edhe me Po edhe me Jo, ne e kemi obligim me dorëzu në Kuvend për votim, kështu e diskutojmë në Komision dhe e procedojmë menjëherë në Kuvend. Ne si grup multietnik e kemi vendimin e ndarë, unë jam pro Trustit, janë disa deputetë që janë kundër, por kemi edhe disa që janë për. Nuk e di nëse kanë ndryshu mendim, por unë mendoj se jemi katër me katër, por nuk jam e sigurt, dhe nuk dua me fol në emër të dikujt tjetër, por jemi ndarë brenda grupit multietnik”, deklaroi Balje.

Tash e sa muaj, kërkesë e opozitës në Kosovë është t’u mundësohet qytetarëve të tërheqin deri në 30 për qind të mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Projektligji që do ta mundësonte këtë, ishte hedhur në votim në Kuvendin e Kosovës në muajin qershor, por është kundërshtuar nga partia në pushtet.

Ani pse Fondi Monetar Ndërkombëtar ishtë kundër, në vitin 2020, qytetarëve të Kosovës u është mundësuar të tërheqin 10% të kursimeve të tyre nga Trusti.

Kjo është bërë me Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, qëllim i të cilit ka qenë adresimi i vështirësive financiare, të shkaktuara nga COVID-19.

Në atë kohë, nga Trusti janë tërhequr afro 200 milionë euro nga mbi 420 mijë kontribut-pagues.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë