Loading…

Dueli në autobus: Momenti dramatik kur shoferi dhe pasagjeri qëllojnë me armë njëri tjetrin

  • 29/05/2023 | 23:19

Dueli në autobus: Momenti dramatik kur shoferi dhe pasagjeri qëllojnë me armë njëri tjetrin

Në një video të publikuar shihet një shofer autobusi në North Carolina të SHBA dhe një pasagjer duke u  gjuajtur me armë mes vete pas një zënke me fjalë që patën të dytë. Nga kjo përleshje janë lënduar të dy, transmeton Gazeta Metro.


Departamenti i Policisë Charlotte Mecklenburg kanë reaguar ndaj gjuajtjes me armë në qytetin e Charlotte  pranë një qendre tregtare më 18 maj. Personat e përfshirë në gjuajtje me armë u identifikuan si David Fullard (shoferi) dhe Omarri Shariff Tobias (pasagjeri).

Sipas policisë përleshja kishte filluar pasi që pasagjeri i kishte kërkuar shoferit të zbresë jasht stacionit të autobusit ndërsa shoferi kishte refuzuar. Kjo gjë shkaktoi një zënkë për rreth dy minuta ndaj tyre, raporton Fox News.

Pas kësaj dy personat nxorën armët. Në video shihet Tobias duke kanosur Fullardit teksa ky i fundit po voziste autobusin ku pastaj situata ka eskaluar me shtënie me armë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë